Noizy tregon superfuqinë e tij dhe nuk është ajo që po mendoni

Pëlqej
Duhet thene se Noizy nuk mbetet vetëm një reper i mirë. Dashje padashje deklaratat e tij kanë shkaktuar shpeshhere trazira mes cifteve dhe kanë arritur edhe deri aty sa t’i ndaje disa prej tyre.

Dhe këtu mjafton të kujtojmë ish çiftin e famshëm Tuna-Cozman të cilët arritën të ishin të tillë për një kohë goxha të gjatë dhe jo vetëm në skenë.

Por ishte Noizy ai që i dha fund marrëdhënies së tyre pasi kur ishte i ftuar në emisionin "6 ditë pa Ermalin" pranoi pa ndrojtje se njëra nga vajzat e ekranit me të cilat kishte fjetur, ishte edhe Tuna.

Edhe pse ka kaluar kohë që atëherë, "superfuqia" e Noizyt vazhdon ende të bëjë jehonë në formën e memeve të ndryshme. Dhe fakti që edhe vetë reperi nuk i kursen "liket" për këto foto, tregon se është i vetëdijshën për "superfuqinë" e tij.

/albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori