Tronditet Gjirokastra, të riut i merret jeta me sende të forta sapo del nga lokali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër.

Një shtetas i identifikuar si Gjergji Hasan Ajmasi 32 vjeç, është gòditur me sende të forta në kokë nga persona të pa identifikuar pasi ka dalë nga lokali.

Burimet bëjnë me dije se shtetasi në fjalë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se viktima është gjetur nga kalimtarët e rastit të cilët kanë lajmëruar policinë.


Shtuar 15.07.2020 19:54