Noizy: Si e përdori “Miss Durrësi” lidhjen dhe emrin tim (FOTO LAJM)

Është një nga reperat më të kërkuar të momentit, dhe natyrisht që gjatë këtyre viteve të karrierës së tij është komentuar për lidhjet me femra të ndryshme, disa prej tyre të njohura. Gjithsesi, ka një jetë intensive me koncerte dhe në lëvizje, që nuk e favorizojnë për lidhje të qëndrueshme. "Kam koncerte në çdo orë, kështu që merret vetë me mend jeta që bëj unë2, thotë reperi.

Por ç’po ndodh me "Miss Durrësin", Daniela Pajazitin, miqësia me të cilën u komentua në media si një histori që tashmë e ka kaluar provën e stabilitetit pas një viti? Në fakt, reperi Noizy asnjëherë nuk ka folur vetë për këtë histori, dhe ajo që e ka deklaruar lidhjen e saj në faqet e shtypit rozë, ka qenë pikërisht Daniela.

Ai flet për herë të parë për gazetën “Panorama Plus” rreth kësaj historie, duke deklaruar: "Lidhja e përfolur me ‘Miss Durrësin’ nuk ka ekzistuar, dhe me sa kuptova, e gjitha ishte një trillim i saj për përfitime dhe interes. Madje, tashmë nuk e kam më as shoqe Danielën", ka pohuar ai.

Menjëherë pas zhurmës së tyre, Daniela foli në media për lidhjen e saj me Noizy-n, duke u shprehur se po jetonte një histori pasiononte me të dhe se ai është shumë i veçantë si mashkull. Ndër të tjera, ajo prezantoi një tjetër Noizy për sytë e publikut, duke e përshkruar si djalë të ëmbël dhe që dinte të falte shumë dashuri.


Pyetjeve skeptike për stabilitetin mes tyre, ajo u është përgjigjur se, në fakt po ndodhte krejt e kundërta, pasi ndihej vërtet mirë me Noizy-n që deri tani ishte komentuar si “djali i keq”. Më pas nuk u botua asnjë shkrim për ta, dhe asnjë foto tjetër, ku të shfaqeshin të dy me pushime diku, gjë që na bëri edhe ne të dyshojmë për vazhdimësinë e lidhjes së tyre.

Le të shohim se cili do të jetë reagimi i Danielës, pas kësaj deklarate të Noizy-t. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2013, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori