EMRI/ Identifikohet gruaja që u gjet e mbytur në rezervuarin në Dibër

Një kufomë e seksit femër është gjetur në rezervuarin (liqenin) sipër fshatit Renx, Njësia Administrative Kastriot, ne Diber.

Kufoma është pikasur nga një bari i zonës i cili ka njoftuar policinë.

Mësohet se viktima është Shpëtime Shehu, rreth 40 vjeç, nga fshati Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot. Dyshohet se ka qenë e sëmurë me dempresion.

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrenxë, një shtetase, pas verifikimeve të kryera është bërë identifikimi i saj dhe është shtetasja me inicialet Sh. Sh., banuese në fshatin Vrenjt. Paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur, pasi sipas familjarëve vuante nga depresioni.

Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.