Konflikti mes OTR dhe Babastars s'ka të ndalur. Pas diss-it që
Noizy bëri për reperët e Babastars, u tha që ai nëpërmjet rrjetit social
Facebook ka sharë të gjithë kosovarët.
Por, faqja ku janë sharë kosovarët nuk është
faqe zyrtare e reperit
Noizy. Kështu thuhet në faqen zyrtare të "
Noizy OTR" që nga fansat njihet si
faqe që menaxhohet nga pjesëtarët e OTR.
Noizy përmes një video ka përgënjeshtruar gjithë këtë thashetheme. Ai ka pohuar se nuk administron atë
faqe në
Facebook dhe se nuk ka shkruar asgjë për kosovarët, raporton Telegrafi.
Përveç kësaj
Noizy ka paralajmëruar se më 20 qershor është i ftuar në Zipp Club në Prishtinë.
Shtuar më 14/06/2012,
ora 15:27