Noizy i bën të fortin Policisë së Durrësit, përfundon në komisariat (FOTO LAJM)

Një situatë aspak të këndshme ka përjetuar reperi Noizy, pasi e ka kaluar natën në qeli. Kjo ka ndodhur pasi ai ka bërë të fortin me policinë e Durrësit.

Reperi ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, kur është ndaluar nga efektivët e rrugores. Policët i kanë kërkuar dokumentet dhe lejen e drejtimit, por Noizy i ka thënë se nuk i kishte me vete, pasi i kishte lënë në banesë.

Policia ka bërë verifikimin e targës dhe ka rezultuar se ai kishte shumë gjoba të pashlyera. Për këtë policia i ka komunikuar shoqërimin në komisariat.

Burime nga policia raportojnë se këngëtari ka kundërshtuar dhe në një moment i ka dhënë gaz makinës dhe ia ka mbathur me shpejtësi. Policia i është vënë në ndjekje dhe ka mundur ta ndalojë.

Pasi e ka shoqëruar në polici dhe e ka mbajtur aty derisa këngëtarit i kanë sjellë patentën, ai ka paguar gjithë detyrimet e gjobave. Më pas e kanë lënë të lirë dhe po hetohet në gjendje të lirë. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2016, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori