Noizy fut në sherr dy modelet, mike të ngushta prej kohësh
Duket se loja e reperit Noizy për të tërhequr pranë vetes vajzat seksi të shoëbizit tashmë është përqëndruar mes dy shoqeve të ngushta, ishlojtares së “Big Brother”, Elena Lika dhe sopranos e modeles Oriola Marashi.

Dy vajzat që udhëtojnë shpesh bashkë në Jug dhe jashtë vendit duket se kanë krijuar miqësi me reperin e famshëm, i cili nuk është çudi t’i përfshijë në projektet e tij muzikore të grupit “OTR”, Elenën ndoshta si imazh klipesh, ndërsa Oriolën në duete, duke qenë se profesioni i saj i parë është soprano, pasi ndjek studimet e larta në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Së fundi, Noizy ka postuar një video me modelen që po thyen rrjetet sociale, Oriola Marashin.

Pjesë e këtij grupi të shumëpërfolur tashmë do të jetë dhe Elena Lika. Modelja ka postuar një foto në Instagram dhe komenti i Noizyt konfirmon gjithçka.

“Vajza ime e veshur në të bardha, Vjen së shpejti...’-ka shkruar Noizy. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2017, ora 20:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori