Noizy fluturon nga gëzimi, Rihana mund të ketë dëgjuar emrin e tij (VIDEO)
Noizy padyshim që është një nga reperat më të suksesshëm në Shqipëri.

Por edhe pse fama e tij është ndërkombëtarizuar, ai përsëri ka një fiksim për të takuar Rihanën dhe pse jo për ti treguar asaj këngët që ai bën.

Ai shpesh herë i komenton në fotot të ndryshme dhe madje e thërret atë nuse.

Megjithatë, nëpërmjet një videoje të publikuar së fundmi në ‘Instastory’, Noizy ka treguar se Rihanna ka dëgjuar më në fund për të.

Në video dëgjohen dy shqiptarë që i thonë Rihanës: “Ke të fala nga Noizy Rihanna”, dëgjohen të bërtasin me të madhe djemtë, ndërkohë që ky moment epik ka shkrirë së qeshuri jo vetëm Noizyn, por të gjithë fansat e tij.

Shtuar më 03/04/2019, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori