Noizy dhe MatoLale publikojnë hitin e ri veror (VIDEO)
Noizy qe një kohë të gjatë ka paralajmëruar se është duke punuar në disa projekte të reja muzikore.

Kështu, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e tij më të re.

“Adrenaline” titullohet realizmi i ri muzikor që ka ardhur në bashkëpunim me reperin MatoLale.


Për muzikën e projektit është përkujdesur Rvchet, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka punuar Marenglen Boja.

Sikurse edhe në çdo projekt tjetër, Noizy ka shfaqur vajza dhe makina luksoze në klip, e për të gjithë këtë vizualitet kanë punuar Endi Hoxha dhe Fatlum Nerguti.

Projekti muzikor tashmë gjendet në të gjitha platformat digjitale, duke arritur një numër të konsiderueshëm klikimesh.
Shtuar më 05/06/2020, ora 22:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori