Aksident me 5 të lënduar në Pogradec

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec. Një mjet tip “Audi Q7” ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një mjet tip “Ford”.

Për pasojë dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë të “Fordit” kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.02.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec, shtetasi E. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi Q7”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi A. M. dhe pasagjerët (bashkëshortja dhe dy fëmijët e shtetasit A. M) të automjetit tip “Ford”, si dhe shtetasi T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve, po kryen veprimet e mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 25.02.2023 19:58