Ukraina tallet me marinën ruse pas fundosjes së “Moskës”

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar në Twitter një status tallës për marinën ruse pasi luftanija e saj “Moska” u fundos në Detin e Zi.

“Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës i kujton marinës ruse se ngushticat e Detit të Zi janë të mbyllura vetëm për hyrje”, thuhet në një postim.

“Pjesa e flotës suaj që mbetet në det ka ende një rrugëdalje.”, vijon më tej postimi ironizues.

Rusia tha se një zjarr në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve, por Ukraina thotë se kishte në shënjestër luftanijen me raketa të prodhuara së fundmi nga Ukraina.