Njhuni me shqiptarin që po mahnit Francën me zërin e tij (VIDEO)
8 vite më parë Gjon Muahrremaj mahniti jurinë e ‘Albania’s Got Talent’ me zërin e tij teksa këndonte një prej baladave më të dashura franceze të Lara Fabian, ‘Je t’aime’.

Tashmë ka kaluar kohë dhe djali shqiptar po mahnit jurinë e ‘The Voice France’. Ai ka lindur në Francë, por është djalë i dy prindërve shqiptarë, babai nga Kosova dhe nëna e tij nga Tirana. Gjoni flet mjaft mirë shqip.

Jo vetë që ka lënë pa fjalë jurinë franceze por ai tashmë ka publikuar dhe një këngë të tijën ‘Babi’.

‘Për mua “Albania’s Got Talents” ishte një eksperiencë shumë e veçantë dhe e bukur. Më pëlqeu shumë të takoja publikun shqiptar, andej nga është edhe origjina ime. Edhe pse më pëlqeu shumë, mendoj se isha shumë i vogël për ta jetuar eksperiencën plotësisht sepse tani që jam në “The Voice France”, e kuptoj se çfarë po më ndodh.

“The Voice France” për mua është një eksperiencë e re pasi edhe pse kam bërë televizion kur isha fëmijë, nuk është e njëjta gjë pasi tani e kam një koncept dhe e di ku do të shkoj dhe se çfarë muzike dua të bëj. Muzika që unë krijoj, dëshiroj të pëlqehet si në Francë, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë.’ është shprehur ai për Top Awords.


Shtuar më 20/02/2019, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori