“Njëri më simpatik se tjetri”: Kejvina prezanton familjen e saj dhe do mbeteni pa fjalë (FOTO LAJM)

Që në daljen e saj të parë publike Kejvina Kthella tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut.

Mjaft seksi dhe tërheqëse modelja ka ditur gjithmonë si të bjerë në sy dhe duket se bukurinë e ka të trashëguar.

Deri më tani bukuroshja na kishte prezantuar me të motrën e saj, Dorinën, e cila është super yll dhe pak minuta më parë ka zbuluar të gjithë familjen.

Kejvina ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet pranë të ëmës, të atit dhe vëllait të saj më të vogël.

“Familje! Dorina Kthella mungon vetëm ti”, shkruan modelja mbi foto.

Kejvina duket se ka marrë tiparet më të bukura nga të dy prindërit e saj dhe prandaj ka dalë një super yll.

Në intervista të ndryshme ajo ka treguar se prindërit, që jetojnë në Itali prej vitesh, kanë qenë mbështetja e saj më e madhe dhe ata e kanë suportuar gjithmonë.
Shtuar më 23/08/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori