"Njëri duhej të hiqte dorë", Vjehrra e Florianës e dinte problemin që kishte ajo me Enisin (FOTO LAJM)

Vjehrra e Floriana Garos, Lumturi Ratkoceri tregoi sot të emisioni “Rudina” disa detaje të reja në lidhje me fillimet e lidhjes së moderatores me Enisin.

Ajo u shpreh se Floriana ishte jo vetëm një vajzë e bukur, por mjaft e dashur dhe vështirë të gjeje diçka që nuk shkonte tek ajo:

“Pashë një vajzë, të bukur, të gjatë, uau thashë, paska bukuri të tilla. Më pëlqeu. E kishim planifikuar të rrinim 3 çerek ore dhe qëndruam 2 orë. Kur më telefonoi djali dhe më tha: Hë si t`u duk? I thashë: U përpoqa t`i gjeja diçka që s`më pëlqente tek ajo, por s`munda”, tregoi Lumturia.

Por ajo tha gjithashtu se e dinte që në fillim se largësia do të ishte një problem për çiftin. Kjo do të thoshte se njëri prej tyre duhej të hiqte dorë nga karriera.

“Problemi im i vetëm ishte largësia. Mendova cili nga ata do hiqte dorë nga karriera e tij, se të dy ishin të suksseshëm, pastaj gjërat shkuan ashtu si shkuan”, shtoi ajo.

Si përfundim ishte Floriana ajo që u largua në Gjenevë pranë partnerit të saj, ku ka krijuar familjen e saj larg televizionit. Floriana është shprehur se e mendon rikthimin në ekran e megjithatë, tani që është në pritje të ë,mbël, kjo vështirë se do të ndodhë shumë shpejt.

Shtuar më 24/10/2019, ora 21:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori