Njëra më e bukur se tjetra, përzgjidhen velinat e reja të "Fiks Fare" (FOTO LAJM)

Jora dhe Regisa janë dy velinat e reja të “Fiks Fare”.

Duke filluar nga java e parë e muajit shtator, dy bukuroshet do të shoqërojnë në studion e emisionit investigativ Dorin dhe Devin. Pas disa javësh audicione, ku morën pjesë qindra vajza nga e gjithë Shqipëria, juria vendosi të përzgjedhë dy shtojcavallet.

Jora Hodo, ka mbaruar shkollën e baletit në Universitetin e Arteve. Për tri vite me radhë, ka qenë pjesë e trupës së baletit të një televizioni kombëtar.

Jora do të kthehet sërish në ekranin e Top Channel, pasi më parë ka qenë për 18 muaj pjesë e trupës së baletit të këtij televizioni. Gjithashtu, ka qenë edhe pjesë e trupës së baletit të Teatrit dhe Operas dhe Baletit për më shumë se 1 vit. Më pas është larguar nga Shqipëria për t’u bërë pjesë e një kompanie në Johanesburg, Afrikë e Jugut, te zhanrit “musical”.

Në këtë kompani, ka bërë një tur prej dy vitesh në Amerikën Latine, Europën Perëndimore, Karaibet Amerikane, etj. Gjithashtu ka performuar në teatro të ndryshme si dhe në kroçerat prestigjioze në SHBA. Disa muaj më parë u rikthye në Shqipëri dhe konkurroi për velinë në Fiks Fare, ku dhe u përzgjodh.

Jora do të ketë partnere Regisa Koxhajn, brune 19 vjeçare me origjinë nga Berati, me banim në Tiranë. Regisa studion për Administrim Biznesi në Universitetin Neë York në kryeqytet. Që në moshën 8-vjeçare është marrë me balet klasik, valle popullore si dhe kërcim modern. Për tri vite me radhë, Regisa ka studiuar në shkollën Koreografike Kombëtare, ku më pas është shkëputur dhe e ka ndjekur kërcimin vetëm si pasion.

Nga mosha 14 deri në 17 vjeç, është marrë me sport, kryesisht me atletikë, ku ka dalë tre herë kampione kombëtare e moshave. Gjatë këtyre viteve ka pasur eksperienca në televizione të ndryshme si balerinë, ndërkohë tashmë kërcimin do e shohë përtej pasionit, si profesion.

Shtuar më 28/07/2020, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori