Një zonjushë e vërtetë, shihni sa shumë është rritur Sia e Ermalit dhe Amit (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme moderatorja dhe biznesmenia, Amarda Toska festoi ditëlindjen. Ishte Ermali që na zbuloi përmes postimeve në Instagram surprizën që iu bë Amit në "Ami Event", ambienti i të cilit ishte mbushur plot me tollumbaca. Një buqetë me lule, një tortë dhe një shkrim "Ti je një yll", e plotësonin të gjithë surprizën.

Megjithatë nuk ka mbaruar me kaq. Pas festës në "Ami Event", Ami më pas e ka festuar ditëlindjen me familjen, Ermalin dhe dy fëmijët. Ajo ka postuar një foto nga darka e ditëlindjes ku shohim edhe Sian.

Vogëlushja është rritur shumë dhe duket një zonjushë e vërtetë. "Sia dashuria", shkruan Ami krah fotos.
Shtuar më 06/03/2020, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori