Një vajzë e re futet në Përputhen, vajzat plasin nga xhelozia
Mbrëmjen e sotme në "Përputhen Prime" një vajzë e re iu shtua programit. Ajo quhet Antonela Berisha, 24 vjeç. Konkurrentja u shpreh se ka ardhur nga Italia për të gjetur dashurinë te një djalë shqiptar.

Antonela tha se nga ekrani është tërhequr më shumë nga Mevlani, Atdheu dhe Edisoni. Zgjedhjet e saj nuk u pritën aspak mirë nga vajzat e tjera në studio, të cilat e shfaqën hapur xhelozinë e tyre.

Pjesë nga biseda në studio:

Antonela: Mevlan ti ishe emri i parë për ty, ndoshta kam ardhur për ty

Mevlani: Do e shohim rrugës, nuk ka gjë të keqe

Ledjana: Pse pikërisht Mevlani?

Antonela: Sepse Mevlani zakonisht ka këmbën e mbarë dhe thashë ta filloj me të.

Melisa: E paska parë dhe ajo, në fillim te ti e përfundojnë te të tjerët, më të mirë...

Antonela: Ku i dihet përfundoj dhe me të se është shumë i mirë

Mevlani: Faleminderit shumë! Të marrësh një kompliment nga një vajzë kaq e bukur si ti është meritë e madhe

Ledjana: Fillove ti!

Antonela: Preferenca tjetër është Atdheu sepse është binjak si unë. Më pëlqen dhe Edisoni, duket shumë elegant. Më pëlqejnë meshkujt më të mëdhenj në moshë

Melisa: Atdheu është i ri, ske çe do

Antonela: S'ka gjë, e rris vetë

Melisa: Po jo mi motër se jam para teje këtu për të rrit Atdheun për atë punë, çke ti

Antonela: Ndoshta i pëlqejnë bjondet jo flokëkuqet

Ledjana: Për t'u bërë bjonde është shumë e thjeshtë mjafton të mos jesh bjonde nga truri
Shtuar më 24/01/2021, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori