Një tjetër sukses shqiptar, Dua Lipa në krye të top listave latine
Dua Lipa po kryeson në top listat e këngëve latine.

“Un Dia” nga Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny dhe Tainy renditet në Nr.1 në sondazhin e “Hot Latin Songs” të datës 8 gusht.

Bashkëpunimi i tyre i cili u publikua në 24 korrik, rrëzoi nga froni një bashkëpunim tjetër nga Black Eyed Peas, Ozuna dhe J.Rey Soul me këngën “Mamacita” që qëndroi në top listë për tre javë rresht.

Billboard ka disa top-lista për zhanre të ndryshme.

Renditja e këngëve në top-listën “Billboard” bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe shkarkimet e këngëve online në SHBA.

Shtuar më 09/08/2020, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori