Sherr mes gjimnazistëve për një vajzë në Durrës, një i plagosur

Një sherr mes gjimnazistëve ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta në Durrës.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në qendër të qytetit bregdetar ku një adoleshent ka mbetur i lënduar me thikë në shpatull.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, por dyshohet se shkak është bërë një vajzë. I lënduari është dërguar në spital ku po merr kujdes shëndetësor. Sipas bluzave të bardha ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.