Një tjetër rekord nga Taylor Swift
Taylor Swift kryeson me çmimet e shumta të marra gjatë viteve të fundit, e ndërsa një tjetër trofe e bën atë edhe më të lumtur.

Edhe këtë javë ajo kryeson renditjet më të rëndësishme të muzikës në Amerikë, atë të këngës më të dëgjuar të javës dhe albumit më të shitur.

Është java e katërt për Swift që po qëndron në vendin e parë në top listën e Billboard në SHBA, me këngën e saj të parë nga albumi më i ri ‘Shake it off’.

Bukuroshja bionde kryeson edhe Billboard Hot 200 me ‘1989’ për javën e dytë me radhë, si albumi më i shitur, pas rekordeve të shumta që ka thyer javën e parë të publikimit. /albeu.com/

Shtuar më 13/11/2014, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori