Një tjetër dështim nga Britney Spears në lidhjen e saj (FOTO LAJM)

Teksa mendohej se më në fund këngëtarja Britney Spears kishte gjetur dashurinë, lajme jo fort të mira vijnë prej saj. Ajo i ka dhënë fund një tjetër romance, për të cilën thuhej se gjërat po shkonin mjaft mirë. Ylli i Pop–it Britney Spears është ndarë nga regjizori Charlie Ebersol.

Ata ishin bashkë prej 8 muajsh, ndërsa Britney kishte deklaruar disa herë se ndihej më e lumtur se kurrë. Por sipas raportimeve të amerikanes “Us Weekly”, çifti i ka dhënë fund historisë së dashurisë. Këtë e përforcon edhe më shumë fakti se këngëtarja 33 vjeçare, ka fshirë çdo postim me Charlie–n në faqet e saj sociale. Arsyet e ndarjes mbeten mister. /albeu.com/


Shtuar më 24/06/2015, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori