Aktori i njohur
Amos Zaharia nuk e ka mbajtur aspak të fshehtë lidhjen me Gigliolën, madje në rrjetet e tyre sociale shohim se janë kudo bashkë.
Prej 3 vitesh
Amos dhe Gigliola janë në një lidhje dhe së fundmi na kanë treguar se kanë bërë
planet për martesë.
Ata kanë qenë të ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku kanë rrëfyer marrëdhënien e tyre, bashkëjetesën, faktin që punën nuk e ngatërrojnë me jetën
private si dhe kanë zbuluar
planet për të ardhmen e tyre.
Amos dhe Gigliola kanë treguar se familjet janë takuar, por në krahasim me dasmën mbretërore të Elias ata kërkojnë të kenë diçka
private, larg njerëzve dhe medias.
“E kemi diskutuar dasmën, madje edhe atë të Elias. Ka akoma kohë për të por unë jam natyrë tjetër, dua diçka intime.”- ka thënë këngëtarja shkruan Blitz.al.
Madje, më tej
Amos na ka treguar se ata ëndërrojnë një ceremoni në bregdet ku të gjithë do të jenë të veshur me të bardha, pra një ceremoni Hawai-ane, me kurora dhe shumë
private. E përsa i përket fëmijëve, çifti mendon se kanë nevojë ende për t’u rritur vetë dhe më pas të mendojnë për këtë gjë.
Shtuar më 16/01/2018,
ora 16:00