Pa turp, mediat “sulmojnë” Juven, Allegri nuk e bën dramë (FOTO LAJM)

Disfata e Juves në transfertë përballë Chelsea nuk është pritur mirë nga mediat italiane, të gjitha në sinkron zvogëlojnë “Zonjën e Vjetër”, pa trup, të vegjël, e shumë epitete të tjera për të përshkruar këtë humbje që më shumë zbeh imazhin e torinezëve në Evropë pasi kualifikimi ishte siguruar që në sfidën me Zenit. Pavarësisht kësaj humbje të rëndë, në shifra, Allegri nuk e bën dramë:

“Chelsea është një skuadër me një nivel evropian, janë kampionët në fuqi të Champions League. Kemi bërë një ndeshje të parë të madhe kundër tyre, ndërsa këtë herë zhvilluam një pjesë të parë të mirë, më pas u ndëshkuam në të dytën. Nuk jam i mërzitur, por sigurisht duhet të luanim më mirë në të dytën. Objektivi është arritur, tani duhet të mendojmë për sfidën e së shtunës kundër Atalanta”, u shpreh Allegri ndër të tjera në konferencë për shtyp.

foto galeri

 

foto galeri

 

foto galeri

 

 


Shtuar 24.11.2021 21:07