Një super festë ditëlindje, por Soni Malaj "zhgënjehet" nga dhurata e partnerit (FOTO LAJM)

Muajin e kaluar këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj festoi ditëlindjen e saj në një super festë. Pamjet nga festa ka qenë vetë Soni ajo e cila i ka bërë publike në llogarinë e saj në Instagram dhe gjithë vëmendjen tonë e mori i dashuri i saj, Klevi i cili qëndronte afër saj në krye të tavolinës.

Me siguri pyetja që ju shkoi të gjithëve në mendje ishte se brenda një feste super luksoze çfarë do të kishte marrë dhuratë këngëtarja nga partneri i saj?!

E ftuar këtë të dielë në emisionin Why Not, Soni i jep përgjigje pyetjes që na ka munduar që kur pamë pamjet e festës.

“Nuk më dhuroi asgjë. Seç më tha një mashtrim të lezetshëm që e hëngra (qesh). Tha do të më bëjë dhuratën më vonë sepse ishte një gjë e kushtueshme“- tregon ajo.

Soni është përpjekur që lidhjen e saj me Klevin ta mbajë sa më larg nga mediat dhe ndonëse prej vitesh janë duke shijuar romancën e tyre ajo është kujdesur çdo gjë të qëndrojë në kornizat që ka vendosur.

Shtuar më 16/11/2020, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori