Një statujë prej bronzi në kujtim të Amy Winehouse
Pëlqej
Një statujë prej bronzi i cili do të zbulohet në 14 shtator, do i dedikohet Amy Winehouse, ku do të vendoset pranë shtëpisë së saj në Londër.

Statuja prej bronzi do të zbulohet në ditën e ditëlindjes së saj. Mësohet se statuja e cila po punohet nga skulptori i famshëm Scott Eaton, do të zbulohet nga familjarët dhe miqtë e këngëtares.

"Arsyeja përse statuja do të vendoset pranë shtëpisë është që fansat të kenë mundësinë ta shohin atë në çdo moment", ka deklaruar babai i këngëtares, Mich Winehouse. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori