Njė shoqe nga fshati
Genta
Kthimi nė fshat pas Big Brother dhe reagimi i tė afėrmve dhe miqve. Historia e dashurisė me Rubensin, ndarja dhe familja qė e pret nė Greqi. Planet e Genta Gjalpit pėr ta lėnė vendlindjen dhe pėr tė ndėrtuar njė jetė nė Tiranė. Jo domosdoshmėrisht si e famshme.

Ishte parapėrgatitur pėr tė gjitha ditėn e kthimit nė fshat. Edhe pse e shkurtėr, koha pas finales sė “Big Brother” ishte e mjaftueshme qė Genta Gjalpi tė lexonte e dėgjonte tė gjitha ē’ishin thėnė pėr tė gjatė ditėve tė qėndrimit nė shtėpi. Kishte parė me sytė e saj fotot qė ajo vetė i kishte harruar se i kishte bėrė ndonjėherė, por qė ndėrkohė e kishin mbaruar xhiron e plotė nė internet e shtyp, reagimin e prindėrve pėr tė shkuarėn e saj, mėrzinė, por edhe tėrheqjen e tyre pėrballė shokimit tė sė bijės. Kishte kuptuar efektin qė shkaktonin nė publik ato 100 ditė tė mbyllura nėn survejimin e kamerave, pėrballjes me tė panjohurit kur dilte nė rrugė, reagimin e tyre nė tentativė pėr t’i dhėnė zemėr e pėrkrahur. Nė kėto kushte dita e kthimit nė fshat mund tė fshihte surpriza nga mė tė papriturat. Gjithēka varej se si i kishin pritur gjyshėrit, ata me tė cilėt ndante jetėn kėto 13 vjet, ndodhitė e jetės sė saj pėrgjatė kėtyre muajve, tė afėrmit, fqinjėt, shoqėria dhe i gjithė rrethi i vogėl i tė njohurve nė Baban tė Bilishtit.

Pas disa ditėsh tė kaluara me prindėrit dhe tė vėllain nė Tiranė, furgoni i linjės mė nė fund kishte marrė drejtimin e kthimit nė shtėpi, pėr ta vėnė pėrballė njė panorame qė vėshtirė se e kishte imagjinuar. Tė parat qė i uruan mirėseardhjen ishin shoqes e gjyshes e mė pas tė afėrmit. Nė Baban, siē mund tė merret me mend, Genta, e renditur e treta nė kėtė edicion tė “Big Brother Albania”, ishte mė e famshmja e fshatit dhe ndryshe nga sa e kishte menduar ajo, tė vjetrit as i ranė nė sy, as ia pėrmendėn dhe as e paragjykuan pėr gjė. Pėrkundrazi e uruan pėr sa kishte bėrė dhe i dhanė zemėr e kėshilla pėr mė vonė. Nė shtėpi nuk u fol as pėr foto, as pėr ish tė dashurin, as pėr atė tjetrin qė gazetat shkruanin se kishte pasur me tė njė lidhje nė tė njėjtėn kohė, as pėr ēmimin e shpėtuar nga dora nė minutėn e fundit dhe as pėr kritika tė ashpra tė tipit “pse nuk na ke thėnė”. Vetėm se nė tė kundėrt me kėto, moshatarėt e saj duket se kishin tjetėr mendim. Publikimi i detajeve tė jetės sė saj personale nuk ishte mirėpritur edhe aq nga tė njohurit e Gentės, e cila e gjendur pėrballė habisė pėr reagimin e papritur tė me tė vjetėrve duket se e kaluar me lehtė kėtė fakt. “Megjithatė e kuptova nga mėnyra se si mė takonin. Moshatarėt e mi ishin mė skeptikė ndaj meje, mė tė ftohtė”.

Kėshtu thotė 21 vjeēarja me dialektin pikant, ndėrsa mundohet tė administrojė dy aparate celulari qė i bien pa pushim. Kėtė e ka kthimin e parė nė Tiranė pas pėrfundimit tė reality show-t, pėrgjatė tė cilit mund tė ishte njė prej kandidateve pėr fituese. Do tė qėndrojė fare pak nė Tiranė dhe shumė shpejt do tė niset drejt prindėrve nė Greqi. Verėn do ta kalojė andej dhe ndėrkohė qė po mendon tė mbledhė ca para qė ti ketė mėnjanė, shtatori programin ta gjejė sėrish kėtu. Me Babanin, Bilishtin dhe Korēėn i ka mbyllur hesapet njė herė e mirė. “Vend i vogėl dhe shumė i mbyllur. Pastaj Korēa nuk mė kujton gjėra tė mira”, thotė Genta. Nė tė parin ka lindur, nė Bilisht ka pėrfunduar shkollėn e mesme, ndėrsa nė Korēė tre vjeēarin e shkollės sė lartė nė degėn anglisht. Prej andej ka nisur edhe ajo historia e famshme e saj e dashurisė pėr tė cilėn u pėrfol gjatė kohės kur ishte nė Big Brother. Njė lidhje qė Genta e pėrshkruan si njė rrugėtim tė gjatė 6 vjeēar, nė fillim i lumtur e mė pas njė “makth ndarje-bashkimesh, kėrcėnimesh dhe dhune”.

“Jam e gėzuar qė Rubensi hoqi dorė nga unė”, shton Genta si pėr tė pėrforcuar bilancet e kėsaj pjesėmarrjeje nė spektaklin e njohur. Edhe pse 100 milionėt i shpėtuan nga dora, nga ky Big Brother Genta tregon se ka marrė pikėrisht atė ēka i duhej: ndarja pėrfundimtare nga e shkuara, ka fituar famė dhe tani po hap lojėn pėr tė kėrkuar punė. Nuk i kanė bėrė ndonjėherė ofertė pėr t’u anėtarėsuar nė ndonjė parti, siē ėshtė shkruar, por nuk do t’i vinte keq sikur e majta t’i propozonte diēka. Deri tani ka marrė disa oferta pėr punė, por asnjėra nuk i duket e pėrshtatshme ndaj me kėtė rast, ish-lojtarja thotė se ėshtė e hapur pėr tė pranuar e marrė nė kosideratė ēfarėdo qė ti propozohet. “Ndryshe nga tė tjerėt, nuk i kam sytė domosdoshmėrisht tek televizioni dhe spektaklet”, thotė ajo. “As nuk pretendoj. Dėshiroj tė kem njė punė dhe tė ndėrtoj njė jetė kėtu”.

Kjo ėshtė fitorja mė e madhe e Gentės nga loja nė Big Brother dhe prej saj, vajza qė nė kėtė edicion u identifikua si pa tabu, nga ato qė ngrenė krye ndaj opinionit konservator tė vendit prej nga vijnė dhe qė mundohen tė ndėrtojnė me ēdo kusht njė jetė falė vullnetit tė lirė, i ka bėrė planet tė pėrfitojė sa tė mundet. E ka tė qartė se fati i njė fame tė tillė nuk ėshtė lehtėsisht i parashikueshėm. Ka ndodhur qė fitues dhe lojtarė qė e kanė mbajtur publikun me sytė nga vetja me javė tė tėra tė harrohen shpejt pas pėrfundimit tė lojės dhe kjo nuk ėshtė aspak ēudi. Njė fat tė tillė rrezikon edhe ajo sepse menjėherė pas spektaklit u kthye nė vendlindje, meqė nė Tiranė nuk ka njė bazė ku tė vendoset pėr tė jetuar, ndaj dhe planet i ka tė shkurtra nė kohė dhe me dėshirėn pėr t’i realizuar shpejt. “Tani qė jam kėtu do tė takohem me Flor Mumajesin. Mund tė mė pranojė si bashkėpunėtore pėr tė shkruar tekste kėngėsh”, thotė, pasi ka siguruar se thur vargje tė bukura poezish. I kanė bėrė njė ofertė tė mirė pune edhe nė Korēė, por atė nuk ka nė plan ta pranojė meqė kthimin nuk e mendon mė. “Pas disa javė pushimesh tek tezja nė Mikonos do tė vendosem nė Tiranė. Duhet tė rifilloj edhe studimet, tė pėrfundoj masterin dhe pėr tė gjitha kėto shpresoj shumė qė tė dalin njerėz qė tė pranojnė tė mė ndihmojnė”.

Kėshtu pra, pa njė adresė tė saktė ku mund tė trokasė, vetėm me njė ofertė pune nga njė kompani telefonike nė kryeqytet, kėto plane bėn Genta Gjalpi, e cila betohet se kthimin pas nuk e mendon mė. Dikur, 13 vjet tė shkuara, kur prindėrit e saj u larguan nė Greqi pėr tė punuar, Genta zgjodhi (bashkė me bekimin e prindėrve), tė qėndronte nė shtėpi. Tė vetėt jetojnė fare pranė kufirit dhe pothuaj ēdo javė takohen, kėshtu qė ajo mund tė kujdesej pėr gjyshėrit dhe tė pėrfundonte shkollėn. “Sipas planit do tė shkoja atje sapo tė diplomohesha”, thotė ajo. Por pėrfundimet e studimeve master u shtynė meqė gjyshi i saj kaloi paralizė dhe Genta e la shkollėn pėr tė ndenjur mė gjatė nė shtėpi. Pastaj nė Baban kishte edhe njė arsye tjetėr tė mjaftueshme pėr ta mbajtur: Quhej Rubens, njė vit mė i madh se ajo, tė lidhur qysh nga koha e gjimnazit nė Bilisht.

“Kjo lidhje zgjati gjashtė vjet, por kohėt e fundit nuk kanė qenė aspak tė qeta. As vetė nuk di ta shpjegoj apo t’i tregoj se si kanė kaluar. Ziheshim shpesh, ndaheshim, pastaj pa e kuptuar fare pajtoheshim pėrsėri. Gjatė kėsaj kohe Rubensi mė ka mbajtur lidhur pas tij me kėrcėnime dhe dhunė”, thotė ndėrsa tregon si dėshmi tė atyre kohrave njė shenjė nė ballė. “Nė vendin prej nga vij unė xhelozi do tė thotė dashuri, nėse i dashuri yt ėshtė xheloz kjo lexohet si shenjė e njė dashurie tė madhe. Por tani kam zėnė mend dhe e di se nuk ėshtė aspak kėshtu”.

Me llogaritė e saj, Genta i ka dhėnė fund asaj historie, madje ėshtė e kėnaqur sepse gjatė kėtyre ditėve qė ishte nė Baban ėshtė pėrballur njė herė me Rubensin dhe ai nuk i ka folur. As ajo. Kjo pėr Gentėn nėnkupton se mė nė fund ajo histori ėshtė mbyllur, pavarėsisht se vėshtirė tė ndahet prej kujtimeve tė saj qoftė edhe me njė vendim tė tillė. Dhe jo vetėm prej shenjės qė ka nė ballė dhe qė e tregon si kujtim nga Rubensi. Sidomos ėshtė ajo historia e fotove tė saj personale, tė dala nga rrjetet sociale nė internet, tė publikuara nė shtyp, autori i tė cilave ishte pikėrisht ish i dashuri i Gentės. Vetėm se versioni i saj ėshtė krejt i ndryshėm nga ai qė Rubensi pat dhėnė nė intervistat e kohės kur Genta ishte e mbyllur nė shtėpinė e Vėllait tė Madh. Sipas saj, nė rastin e tyre nuk bėhet fjalė pėr viktima tė teknologjisė, pra pėr informacione personale, qofshin edhe foto, tė hedhura pa e menduar gjatė on line dhe qė njė ditė tė bukur u zbuluan dhe u botuan. “Ato foto janė bėrė nė janar ose shkurt tė 2011. Ishin kot sa pėr qejf, madje nė njėrėn prej tyre, atė ku mbaj veshur body-n e zi, e kam bėrė vetė sepse ishte dhuratė e Rubensit dhe ai donte t’ia dėrgoja me email qė ta shikonte si mė rrinte. Ato foto nuk janė bėrė ndonjėherė me qėllimin pėr t’i hedhur nė internet. Po ta dija nuk do tė pranoja kurrė. Rubensi ka qenė i fiksuar pas internetit dhe tė gjitha kėto janė marifetet e tij. Kur u ndamė para njė viti mė tha se i kishte fshirė, prandaj dhe unė nuk e kisha shumė tė qartė se pėr ēfarė fotosh bėhej fjalė, kur ai mė tha se ishin botuar, kur mė takoi nė njė nga netėt e spektaklit. I kisha harruar fare ato foto, i kam parė vetėm pasi dola nga shtėpia. Ai i pėrdori pėr t’u hakmarrė ndaj meje dhe mė bėri keq. Kam edhe unė plot gjėra pėr tė pėr nuk kam ndėr mend t’ia publikoj sepse nuk jam si ai. Pėr mua rėndėsi ka qė familja ime tani ėshtė nė dijeni tė gjithēkaje, qė mė ka pėrkrahur dhe mbėshtetur qė ditėn qė kam hyrė nė spektakėl e deri sot”. Sepse, siē tregon Genta, pėr shkak tė familjes nuk ka pranuar kurrė tė ngrejė zėrin e tė ndahet nga Rubensi. “Ata e dinin qė unė isha njohur me Rubensin nė kohėn e gjimnazit, por e dinin histori tė mbyllur. Ai mė kėrcėnonte se do t’u tregonte gjithēka rreth nesh ndaj dhe unė stepesha”.

Ēka do tė thotė se ato foto, por edhe krejt historia me Rubensin ka qenė njė rrufe nė qiell tė pastėr pėr prindėrit e Gentės. Aq mė tepėr edhe fjalėt e tjera qė u shkruan pėr njė lidhje tė saj me Melsonin, njė tjetėr djalė nga Tirana, lidhja me tė cilin sipas tabloidėve kishte ndodhur nė tė njėjtėn kohė me atė tė Rubensit. “Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ai ėshtė njė shok dhe asgjė mė tepėr, tė gjitha janė sajesa”, shton Genta. Pra thashetheme shumė mė tė thjeshta pėr t’ua shpjeguar prindėrve pėrballė faktit tė kryer nga publikimi i fotove dhe intervistat e Rubensit nė shtyp. “Familja ime mė ka mbėshtetur, por megjithatė janė ende shumė tė mėrzitur pėr kėto qė kanė ndodhur”, thotė Genta, duke shpjeguar se pavaėrisht kėsaj asnjė tėrmet nuk ėshtė shėnuar nė marrėdhėnien mes saj dhe prindėrve. Thėnė ndryshe nuk ka ndodhur ende qė Genta tė ulet pėrballė tyre e tė japė llogari pėr ato qė ka bėrė dhe pėr ēfarė ka mbajtur sekret. “Kur dola nga shtėpia duhej tė ndodhte nė fakt, por ata e panė se sa e stresuar isha. Nuk isha nė gjendje tė duroja njė shpėrthim nė familje. Besoj ndodh me tė gjithė ata qė e kalojnė njė eksperiencė tė tillė. Ngaqė je gjithė kohėn i mbikqyrur nga kamerat, je brenda njė loje dhe duhet tė luash, mund tė tė sulmojnė dhe duhet tė sulmosh, edhe kur del jashtė ende e ndien efektin e asaj jete. Kėshtu ditėt e para nė shtėpi mjaftonte njė fjalė e tyre qė unė tė shpėrtheja. Duke mė parė kėshtu e kemi lėnė pėr mė vonė. Mė kanė kėshilluar qė tė bėj kujdes nė tė ardhmen, tė krijoj njė lidhje tė qėndrueshme dhe mė kanė siguruar se mbėshtetjen e tyre do ta kem gjithmonė”.
Do tė takohet sėrish me prindėrit brenda pak ditėsh. Tani Genta ėshtė qetėsuar krahasuar me ditėt e pas daljes nga shtėpia e Big Brother-it, e ndoshta kjo do tė thotė se ajo bisedė e shtyrė mes tyre do tė bėhet, por situata tanimė ėshtė e ndryshme.
“Eksperienca brenda shtėpisė sė Vėllait tė Madh ėshtė e pakrahasueshme me diēka tjetėr. Unė qė nė fillim e mora mė lehtė nga tė tjerėt, nuk bėra plane dhe nuk zgjohesha nė mėngjes me idenė se ēfarė do them e ēfarė do tė bėj sot. Por e sigurta ėshtė se kur je brenda, konflikti me ata qė bashkėjeton ėshtė shumė i lehtė. Kjo shpjegon marrėdhėnien mes lojtarėve. Kam luajtur dhe jam shfaqur siē jam nė tė vėrtetė”, thotė duke shtuar se mbase nuk ėshtė edhe aq pa tabu siē e kanė pėrshkruar, por sidoqoftė nė vendin e saj tė origjinės ka dalluar nga moshatarėt e vet. Modeli i flokėve, veshjet, muzika e preferuar, qoftė edhe historia e hershme e dashurisė e kanė bėrė paksa tė ndryshme nga sa mentaliteti atje mund ta pranojė. Kėshtu ka qenė gjithmonė dhe vėshtirė tė ketė ndryshuar diēka edhe pse nė kthim Gentėn e pritėn e me krahė hapur dhe sidomos tė afėrmit, atyre qė u druhej mė shumė, nuk i dhanė ndonjė shenjė maospranimi. Megjithatė nuk do tė kthehet pėr ta vazhduar aty ku e ka lėnė. Tirana i ka hapur sytė dhe ndezur shpresėn se mund tė jetohet edhe ndryshe; Big Brotheri i dha njė dorė pėr t’i dhėnė fund asaj historie qė ajo vetė nuk ia jepte dot dhe fama qė po shijon kėto kohė mundėsinė pėr tė marrė njė ofertė pune. Njė tė tillė dhe disa para mėnjanė pėr tė marrė njė shtėpi me qera i duhet, tė tjerat Genta Gjalpi thotė se do t’i sistemojė me kalimin e kohės. /Revista Klan/
Shtuar më 19/06/2012, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.