Një shembull! Miss-i la kurorën dhe iu bashkua mjekëve në luftën kundër Covid-19! (FOTO LAJM)

Bhasha Mukherjee e shpallur “Miss Anglia” në vitin 2019">2019 ka lënë luksin dhe komoditetin që i është ofruar dhe i është bashkuar bluzave të bardha në këto ditë të vështira.

Në muajin prill ajo ka vendosur t’i bashkohet frontit të parë të luftës, pra mjekëve, në betejën kundër koronavirusit.

Bhasha ka kryer studimet për mjekësi, por u shkëput nga profesioni për të marrë pjesë në "Miss World" në dhjetor 2019">2019 ku përfaqësoi Anglinë dhe doli fituese.

Alarmi i kuq e riktheu atë sërish në krye të detyrës. Ajo kontaktoi ekipin drejtues të spitalit për t’i njoftuar se ajo dëshironte të kthehej në punë.

"Më ftuan në Afrikë, në Turqi, pastaj në Indi, Pakistan dhe disa vende të tjera të Azisë për të qenë ambasadore për punë të ndryshme të bamirësie," ka treguar ajo. Nuk ka kohë më të mirë për mua që të jem Miss Anglia dhe të ndihmoj Anglinë në një kohë nevoje”, – tha Mukherjee asokohe.



Shtuar më 17/10/2020, ora 19:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori