Një politikan tipik shqiptar në Chuck Town-Petrelë, Luan Aliu tregon eksperiencën në filmin aksion

Për disa muaj në Shqipëri janë zhvilluar xhirimet e një filmi shqiptaro-kinez, një bashkëpunim i rrallë ky në këtë sektor.

Filmi titullohet “Balkan Blood” dhe për të mësuar në lidhje me të kemi zhvilluar një intervistë më Luan Aliun, një ndër aktorët shqiptarë që merr pjesë në këtë bashkëpunim.

Luanin e kemi parë si prezantues/autor në programin televiziv “Sfida Imobiliare” si dhe në spote publicitare të ndryshme, kësaj here ai vjen si një nga aktorët e përzgjedhur për filmin aksion “Balkan Blood”.

Intevista
Si u zgjodhe per kete film?

Per kete Film u zgjodha nepermjet nje audicioni qe u zhvillua tek qendra TEN. Ne audicion besoj se ishin mbi 100 vete. Ate dite u zgjodhen 3 Aktor per role te rendesishme ne film, njeri prej tyre jam une.

Ku jane zhvilluar xhirimet e ketij filmi?

Shumica e skenave te Filmit jane xhiruar ne Petrele dhe tek Vila e mbretit Zog ne Durres. Perjudha e xhirimeve ka qene ne Mars-Prill 2018.

Cili eshte roli juaj?

Roli im eshte Joseph. Ai eshte politikan dhe personi me i pasur i Chuck Toën (Petrela). Eshte edhe pak i korruptuar hahaha... Fama dhe influenca qe ka ai ne Chuck Toën fillon e bie pasi ne qyteze vjen Qiao Lin, nje veteran lufte qe ka vendosur te jetoj dhe te kete nje aktivitet ne qyteze. Nder perplasjet dhe konfliktet qe dalin mes kampit te Chuck Toën dhe kampit te kundeshtareve, Joseph ka nje rol kyc, pasi eshte I dyzuar se cilin krah te mbaj. Per shkak se pasurine e tij e ka vene ne menyra te dyshimta, gjendet perball kercenimeve.... Ky eshte vetem fillimi i ngjarjeve.

Si ishte eksperienca juaj e pare ne nje fim? A ngjason me televizionin?

Ky ishte roli im I pare ne film me metrazh te gjate, pasi kam edhe tre eksperienca te tjera ne filma me metrazh te shkurter, dhe pas tij erdhi edhe nje rol tjeter ne nje film me metrazh te gjate i cili gjithashtu besoj se do shfaqet brenda 2019.
Per kete arsye mund te them se isha i pregatitur dhe gati per nje hap me te rendesishem. Emocionet mes TV dhe Filmit, jane sa te ngjashme po aq sa edhe te ndryshme. Televizioni eshte nje emocion dhe nje proces me I shpejte deri tek rezultati, ndersa filmi me afatgjate. Vecantia e filmit qendron ne faktin qe ke shansin te jetosh nje jete tjeter paralelisht me jeten tende.

A e synon aktrimin, apo jane thjeshte eksperienca?

Patjeter qe e synoj. Kjo eksperience ishte nje deshire e imja, e cila u be realitet, prej te ciles I konfirmova vetes se mund ta bej kete pune. Me shume mundesi do vazhdoj edhe me eksperienca te tjera, kur te me jepet mundesija.

Mendon se ky bashkepunim shqiptaro-kinez eshte nje inisiative qe do perseritet ne te ardhmen?

Ne fakt producentet dhe regjisori Kinez kane ardhur me plane te qarta edhe per bashkepunime te metejshme, jam i lumtur qe isha pjese e projektit te pare filmik.

Nese cdo gje shkon mire patjeter qe do te kete edhe bashkepunime te tjera kinematografike Shqiptaro-Kineze. Besoj se promovimi nepermjet artit eshte nje promovim I mire qe I behet Shqiperise, dhe nese vazhdon si praktike Shqiperia mund te kthehet ne atraksion per bashkepunime te metejshme kinematografike. Kjo gje do te ishte mjaft pozitive per kinematografine Shqipetare.

Si po e pret Premieren?
Patjeter qe me shume emocion, pasi ende nuk e kam pare filmin….
Nga data 21 Qershor filmi do te shfaqet ne kinemate me te rendesishme te Tiranes.



Shtuar më 12/06/2019, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori