Shokuese! Çifti shet fëmijën për të blerë iPhone

Një ngjarje së fundmi ka tronditur Indinë dhe po bën bujë edhe nëpër botë.

Një çift në zonën Bengalin Perëndimor, ka shitur fëmijën e tyre 8-muajsh në këmbim të një Iphone 14, për të bërë “reels” në mediat sociale.

Ka qenë fqinjët e tyre të cilët kanë vënë re sjelljen e çuditshme të çiftit pasi nisën të udhëtoi nëpër Bengalin Perëndimor për të bërë video, ndërsa foshnja e tyre mungonte.

Kur u morën në pyetje, çifti pranoi se ia kishin shitur foshnjën një gruaje në një fshat aty pranë. Të quajtur si Jaydev dhe Sathi, çifti gjithashtu u përpoqën të shisnin edhe vajzën e tyre shtatë vjeçare në fundjavën e kaluar, sipas këshilltarit lokal, Tarak Guha.

Pas rrëfimit të tyre, Sathi dhe gruaja që bleu foshnjën, u arrestuan, ndërsa Jaydev arriti të arratisej dhe po kërkohet nga policia. Media lokale “News9Live”, raportoi se foshnja gjithashtu është gjetur dhe është shpëtuar nga autoritetet.