Një nga vajzat më të bukura shqiptare tregon arsyen pse është akoma beqare
Pëlqej
Agnesa Vuthaj është padyshim një nga vajzat më të bukura shqiptare.

Ish-missi i Kosovës ka rrëfyer një sekret: Ajo është akoma single!

“Në fillim, çdo mashkull dëshiron që të ketë pranë një vajzë të bukur, të famshme, të suksesshme, sepse e përmbush kështu egon e tij. Mirëpo kur kalon pak kohë dhe e njohin me të vërtetë këtë vajzën e bukur, që në thelb nuk është vetëm e bukur, por kuptojnë që suksesi do shumë punë dhe përkushtim, atëherë fillojnë dhe ndihen inferiorë”, tregoi ajo.

Agnesa rrëfeu ndër të tjera se ajo është përpjekur vazhdimisht të jetë në nivelin e tyre, por vjen një moment që edhe kjo gjë ka efekt negativ.

“Unë jam përpjekur që ta tregoj veten më të thjeshtë seç jam, për t’u barazuar me personin tjetër, por ndonjëherë edhe ajo ka një efekt boomerang.”
Shtuar më 29/09/2018, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori