Një nga 8 vajzat më me influencë në botë, Arilena pjesë e "Milan Fashion Week" (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, po e shënon një tjetër sukses në karrierën e saj.

Ajo është bërë së fundmi pjesë e ‘Vogue Italia’ dhe ‘Milan Fashion Week’ në mesin e 8 vajzave më me influencë nga e gjithë bota, të cilat do të tregojnë çfarë duhet të presin nga moda në vitin 2021 me anë të videove të realizuara nga stafi i tyre në bashkëpunim me gjigandët e modës.

Arilena ka qenë pjesë e eventit virtual, që u trasmetua livestream ditën e djeshme, 23 shtator, ndërkohë ajo ka realizuar edhe një set fotografik me veshje nga stilistja e famshme kineze Sara Ëong, i cili pritet të jetë publik në ditët në vazhdim përgjatë javës.

Gjithashtu në ditët në vazhdim do të kemi mundësi të shohim më tepër detajë nga Vogue në rrjetet e tyre sociale mbi setin fotografik të Arilenës dhe 7 vajzave të tjera.
Shtuar më 24/09/2020, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori