Vendimi i Gjykatës për PD-në, Berisha: Rama dhe Yuri Kim u bënë palë

Ish-kryeministri Sali Berisha në vendimin e Gjykatës së Apelit për drejtimin e PartisëDemokratike, është bërë palë kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Sipas tij, gjykatësit kanë lexuar një shkresë të dërguar nga Rama, teksa shtoi se ai i ka denoncuar ndërhyrjet.

Ndërkohë, prezencën e përfaqësuesve të ambasadës amerikane në sallë, ditën e vendimit, ai e quajti një formë presioni.

“Kam besuar në një mundësi fare të vogël, sepse si qenie njerëzore do kenë integritet profesional dhe nuk kisha pse të bëja sulme. Unë nuk nisem kurrë nga paragjykimi i tjetrit. Vendimi i tyre është një nga vendimet më të turpshme, përbën shkelmim parimet të drejtësisë. Palë aty ishte vetëm Rama. Gjykatësit lexuan një shkresë të dërguar nga Rama. Unë këtë e kam denoncuar të Ramës dhe Edlira Kokonës dhe Yuri Kim te Blerina Muçi. Këtë e kam denoncuar, nëpërmjet Erion Veliajt ka ndërhyrë. Unë kam denoncuar ndërhyrjen pasi mora informacionin e Kokonës, që në fakt ishte Edi Rama. Në ditën e gjykimit ishin nga mëngjesi deri në darkë përfaqësuesit e ambasadës, në një formë presioni. Këto ishin të gjitha të paralajmëruara”,  tha Berisha.


Shtuar 6.03.2023 22:38