Një muaj pas lindjes së vajzës, Gigi Hadid shfaqet me linjat perfekte (FOTO LAJM)

Gigi Hadid u bë nënë për herë të parë në fund të Shtatorit. Lajmin e bëri me dije vetë modelja dhe partneri i saj Zayn Malik përmes një postimi në rrjete sociale. “Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Sa shumë dashuri”, shkroi Gigi në Instagram.

Ndërkohë, së fundmi modelja 25-vjeçare ndau disa fotografi në rrjete sociale teksa përcolli një mesazh dhe për ndjekësit e saj. Modelja inkurajoi fansat të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishin linjat e saj trupore vetëm një muaj pas lindjes së vajzës.

Gigi pozon para pasqyrën e veshur me një bluzë në të cilën shkruhet “Voto”, duke treguar kështu se është më në formë se kurrë më parë. “Kam votuar javën e kaluar me vajzën time pranë meje, për një Amerikë që dua të shikojë, por jo vetëm ne – për kolegët amerikanë që janë më pak të privilegjuar, me shpresë për një komb të unifikuar, empatik, dhe për një udhëheqës që është i dhembshur.”, shkruan ndër të tjera Gigi.

Shtuar më 26/10/2020, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori