Konkurenca po shkatërron shoqërinë e Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut? Ja çfarë ndodh (FOTO LAJM)

Dy aktorët e humorit, Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku ishin miq të mirë të njëri-tjetrit.

Jo rrahë herë i shikonim në profilet e rrjeteve sociale të njëri-tjetrit ku shkembenin shaka dhe na shkrinin së qeshuri të gjithëve.

Që me realizimin e filmit "2 gishtë mjaltë" të moderatorit Ermal Mamaqi viher re mungesa e mikut të tij Bes Kallaku. Duke qenë se për Ermalin realizimi i një filmi të atyre përmasave ishte një hap shumë i madh i karrierës së tij na bënë përshtypje mungesa e një miku të mirë siç ata e konsideronin njëri-tjetrin, shkruan Albeu.com.

Së fundmi diçka tjetër na bën përshtypje.

Para disa orësh Ermali ka postuar në Instagram një foto nga xhirimi i filmit të dytë ku shprehet se është gati për të thyer një tjetër rekord.

Nuk ka munguar një postim i rradhës nga Bes Kallaku i cili së fundmi po meret me xhirimet e filmit të tij.

"Stafi i filmit Falco. Nuk synojm thyerje rekordesh por thyerje brinjesh nga te qeshurat per kedo qe do e shohi. Zoti ju rujt."- shkruan Besi krah fotos me stafin e filmit.

Duket se Besi i është drejtuar moderatorit Ermal Mamaqi kur flet për çështjen e rekordeve.

Fakti i fundit qe lind dyshime se mes Ermalit dhe Besit diçka nuk shkon mirë është se Besi e ndjek moderatorin ne Instagram dhe ky i fundit nuk ja ka kthyer folloën.

Një arsye e mundshme mund të jetë konkurenca mes aktorëve pasi të dy janë duke realizuar filmat e tyre dhe gjithashtu flitet se vendin e Ermal Mamaqit në Tv Klan do ta zërë Bes Kallaku.

Nëse kriza në shoqërinë e tyre është e vërtet ne na vjen shumë keq dhe shpresojmë që së shpejti të rregullohen gjërta.




Shtuar më 21/07/2019, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori