Një helikopter "i pazakontë" çudit tepelenasit (FOTO & VIDEO)

Të rinjtë tepelenas ishin mbledhur paraditen e sotme në sheshin kryesor “Lord Bajroni”, pasi një helikopter po vizitonte qytetin.

Ata kanë shpërthyer në brohorima e duartrokitje kur kanë parë se reperi Noizy po zbriste nga helikopteri.

Reperi ishte më herët në Kosovë në një koncert dhe nga andej ka fluturuar për ne Tepelenë, ku edhe ka marrë edhe një certifikatë vlerësimi si anëtar nderi i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë për kontributin e dhënë për fëmijët e qarkut Gjirokastër.

"Pa Fjale ❤️ Falemnderit Shqiperi ❤️
#ShoqataKombetare e #JetimeveTeShqiperise Tepelena & Gjirokaster Plot dashuri. Kjo Certifikate eshte gjeja me e bukur qe eshte dhuruar deri me sot. Eshte nje nder teper I madh. Ju falenderoj nga zemra", shkruan Noizy në Instagram ku tregon dhe çertifikatën e marrë./albeu.com/





Shtuar më 20/05/2017, ora 16:22
Tage: feswfsdg

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori