“Doni vetëm klikime”, Noizy shthur gojën dhe “shpërthen” ndaj Luana Vjollcës: Hiqe foton time, ty s’të plas a vritemi

Noizy ka bërë një reagim sonte në lidhje me sfidën “Paintball” në emisionin “Zemër Luana” ku të ftuar ishin MatoLale dhe Marin. Reperët nuk kursyen aspak të qëllonin mbi foton e Noizy-t, ku edhe lëshuan disa komente negative për të.

Mirëpo, Noizy ka publikuar një foto në Instagram, ku ka një kërkesë për Luana Vjollcën. Reperi kërkon që moderatorja t’ia heqe foton nga programi i saj. Më tej, ai shkroi se emisioni i Luanës kërkon të prodhojë sherre mes reperëve si dhe në fund shtoi se nuk është në garë me më të vegjëlit.

“Më fal për shprehjen po më keni çarë trapin me këto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelën tu m’vra. Këtë mund ta thoja dhe privat po hajd mo…Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se çfarë ndodh me rrepistat më vonë s’të plas by**a ty, a rrifen a vriten a shahen, ty të intereson emisioni me berë fam në tiktok. Hiqe foton time nga aty se s’jam n’gara me klysha,”- shkruan Noizy në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Një ndër pyetjet që iu bë reperëve në emision ishte: Cilin prej artistëve e ke menduar si mik, por ta ka futur pas shpine?

Menjëherë MatoLale qëlloi foton e Noizy-t me breshëri ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Marini.

“Po ia fute mikut tim, je edhe armiku im!”, tha Marini ndër të tjera.

Jo vetëm kaq por MatoLale i bëri një ‘diss’ edhe Varrosit: O kos je i vetmi qeros pa X6 që njof, shtëpinë se ke me bar, shtëpinë e ke me majdanoz. Si m’thu mu ta kam mbush barkun, unë ta kam mbush barkun bukë e kos. Ti e di shumë mirë ça bohet nëse unë lojën e zhvendos!