Mbyllet dera e negociatave për Shqipërinë
Një fytyrë skandaloze, bota shokohet nga Kim Kardashian (FOTO LAJM)

Për paparacët nuk është aspak e vështirë të fotografojnë pothuajse çdo detaj të Kim Kardashian. Të dy palët janë mësuar me njëri tjetrin dhe gjërat tani janë të thjeshta.

Së fundmi, Daily Mail ka postuar disa foto të Kim-it nga afër, ku dukeshin qartë disa imperfeksione në fytyrën e saj.

Dhe duke qenë se ndjekësit adhurojnë çdo centimetër të saj, “u tronditën” dhe reaguan menjëherë në Twitter duke thënë: “ditë e keqe lëkure!”

Në fakt, me gjithë produktet dhe make up-in që 38-vjeçarja përdor rregullisht, nuk do të ishte habi të ishte dhe kështu, por jo. Duket se gjërat janë edhe më serioze.

Nuk kaloi as 10 minuta nga ky postim dhe Kim reagoi duke thënë se nuk janë akne.

“Është psoriazë kudo në fytyrën time!”- shkruan ajo duke e shoqëruar me një ikonë të trishtuar.

Psoriaza është një sëmundje kronike e lëkurës, e cila shkakton i shkakton lëkurës acarime, njolla dhe e bën atë të thatë. Shenjat dhe simptomat janë të ndryshme për këdo, por në përgjithësi karakterizohet nga thatësira e lëkurës, njolla të kuqe, kruarje apo djegie.

Kim vuan prej vitesh nga kjo sëmundje dhe që prej fillimit ka folur hapur rreth saj.

“Jam mësuar të jetoj me të. Tani as nuk përpiqem më ta mbuloj. Më duket si pjesë e imja që të gjithë e dinë, e kanë parë, kështu që pse ta mbuloj?!”- tregoi asokohe ylli i Instagram-it.
Shtuar më 07/02/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori