Piruni vret punonjësin e “Megatek”, detajet e aksidentit tragjik në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në qendrën tregtare “Megatek” në Tiranë, ku një punonjës humbi jetën si pasojë e një aksidenti gjatë orarit të punës.

Aksidenti tragjik  ka ndodhur paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të qendrës tregtare “Megatek”.

Siç njofton policia viktima 32 vjeç i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun).

Për fat të keq 32-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Personi që drejtonte mjetin, një 61-vjeçar është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/