Një festë magjike për shtatëzaninë e katërt të Ariana Fejzullahut (FOTO & VIDEO)
Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fezullaj po shijon momentet e fundit të pritjes së ëmbël, para se të bëhet nënë për herë të katërt.

Ariana ka organizuar një ‘babayshoëer’ ku të ftuar janë shumë familjarë dhe miq.

Ariana Fejzullahu, e cila është duke pritur të sjellë në jetë një vajzë, Ariana është përkujdesur që çdo detaj i kësaj feste të shkojë si është më së miri.

Ajo ka veshur të dy vajzat e saj, Erën dhe Bunën në veshje të njëjtë siç është veshur edhe vetë, veshje këto në të cilat kanë shkëlqyer të trija. Ndërsa miqtë përcjellin pastërti veshur me të bardha.

Në këtë festë nuk kishte se si të mungonte Kida, e cila është ndër mikeshat më të mira të Arianës, ndërsa të pranishëm ishin edhe shumë femra me të cilat ajo shoqërohet më së shumti, duke përfshirë edhe Gresa Krasniqin, bashkëshortja e Lyrical Son, si dhe Sara Hoxha, e dashura e Ledrit.


Shtuar më 20/08/2019, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori