Nuk ka më asnjë dyshim që Dua
Lipa është këngëtarja e cila na surprizon çdo herë.
Që pas daljes së parë në publik ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe tani është duke kapur
majat e karrierës.
Këtë gjë e tregojnë më së miri edhe klasifikimet në listat botërore.
Së fundmi
albumi i saj është shpallur nga “Spotify” si më i suksesshmi i të gjitha kohërave.
Albumi mban titullin “Dua
Lipa” dhe prej 2 vitesh ka shitur me mijëra kopje.
Albumi u hodh në treg në 2 qershor 2017 nga
Warner Bros. Ai ka tetë këngë në brendësi duke përfshirë “Be the one”, “Hotter than hell”, “Blow Your Mind (Mwah)”, “IDGAF” dhe “New Rules.
Shtuar më 09/10/2019,
ora 09:36