Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Një dasmë në horizont, këngëtari shqiptar marton vajzën (FOTO LAJM)

Vajza e madhe e këngëtarit të njohur Stefi Prifti, Maria ka vendosur që shumë shpejt t’i japë fund beqarisë.

Burime për “Panorama.com.al” bëjnë me dije se ata kanë nisur përgatitjet për ceremoninë e rëndësishme dhe deri më tani nuk është bërë publik imazhi i mashkullit që i ka vjedhur zemrën Marias.

Maria nuk është një emër i padëgjuar për publikun shqiptar, pasi ajo është bërë e njohur si soprano dhe deri më tani ka arritur disa suksese në atë fushë.

Gjithashtu ajo ka marrë pjesë edhe në disa festivale, ku ka spikatur për zërin e saj të veçantë.

Maria ka qenë pjesë edhe e “XFactor Albania1” dhe të gjithëve na habiti me performancën e saj.
Shtuar më 19/08/2019, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori