Ribashkimi pas një dekade bëri bujë, pse po heshtin Flori Mumajesi dhe Soni Malaj (FOTO LAJM)

Soni Malaj ka konfirmuar në heshtje përfundimin e lidhjes së saj të fundit publike, asaj me biznesmenin Klevi.

Por kur kjo ndarje ishte kryefjalë e mediave rozë, rikthimi i Soni Malaj krah ish partnerit të saj, Flori Mumajesi bëri mjaft bujë.

Kënga pjesmarrëse në “Kënga Magjike 2021”, “Versioni im” ishte kënga që solli në vëmendjen e publikut këngëtaren Soni Malaj, por bashkëpunimi me Flori Mumajesin e bëri edhe më të bujshme.

Ish-çifti ka thyer tabu pasi nuk ndodh shpesh mes personazheve publik që kanë patur një histori kaq të bujshme dashurie, të rikthehen në një projekt të përbashkët pas 10 vitesh, shrkuan Albeu.com.

Por publiku pas këtij ribashkimi në skenë, aludoi dhe shpresoi një ribashkim edhe në jetë të artistëve të cilët nuk janë fshirë asnjëherë nga memoria e publikut si çifti më i dashur i showbizit shqiptar dhe sot i kujtojnë si të tillë.

Flori dhe Soni kanë heshtur deri më tani për këto zëra.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Flori Mumajesi ngriti dyshime më një InstaStory se po bëhet baba për herë të parë, duke publikuar një souvenir druri që ka të gdhendur një vogëlush teksa fle, portret që Flori e ka shoqëruar me një ‘zemër’.


Shtuar 27.11.2021 14:42