Një dashuri si e tyre, Emina Cunmulaj uron me fjalët më të bukura partnerin (FOTO LAJM)

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka zgjedhur ta urojë bashkëshortin e saj, ditën e sotme me anë të një urimi special në llogarinë e saj në ‘Instagram’. “Dashuria ime, gëzuar ditëlindjen. Kjo ditëlindje duket kaq bukur tek ty. Sa me fat jam të kem dikë si ty me të cilin unë mund të qesh, të ndihem e sigurt kur qaj në shpatullat e tua, e mbrojtur në krahët e tua dhe e bekuar të kem dashurinë tënde. Dua ta jetoj jetën time përgjithmonë kështu”, ka shkruar Cunmulaj krah fotos ku shfaqet duke përqafuar partnerin e saj.

Menjëherë pas këtij momenti, kanë mbërritur edhe urime të tjera nga miqtë dhe të afërm të tjerë të Eminës. Kujtojmë se bukuroshja shqiptare ka publikuar herë pas here momente të ndryshme me partnerin dhe 2 vajzat e saj gjatë udhëtimeve të shumta që ata kanë bërë këtë verë, duke shijuar destinacione dhe pamje nga më të veçantat dhe luksozet.

Shtuar më 22/07/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori