Rama mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Vjosa Osmani

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë në kuadër të turit të tij ballkanik për Procesin e Berlinit.

Ai është takuar në Presidencë me presidenten Vjosa Osmani dhe pritet të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Kujtojmë që një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin e mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Me firmosjen e 13 marrëveshjeve, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit.


Shtuar 6.07.2023 16:08