Një burrë si i Tunës, Patrisi surprizon këngëtaren për ditëlindje (VIDEO)
Ditën e djeshme, këngëtarja Tuna Sejdiu festoi 34-vjetorin">34-vjetorin e saj të lindjes dhe e uroi veten në mënyrën më epike të mundshme.

Ajo publikoi në Instagram një foto ku kishte pozuar krah një statuje të cilës i fliste në vesh dhe tregoi fjalët që i kishte thënë:

“A e din që e kam ditëlindjen?” e pyeta.
“E di, e di që edhe kurrë ski me u mbush me mend”, shkroi Tuna krahas fotos së saj, duke lënë të kuptohet se gjithmonë do të jetë një çapkëne, pavarësisht moshës.

Me rastin e ditëlindjes, edhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha, e ka surprizuar këngëtaren duke i përgatitur një ambient mjaft të këndshëm në shtëpi. Ai e kishte mbushur dhomën plot tullumbace dhe në postimin e publikuar kishte shkruar “Tuna të dua”.

Ashtu si Ledri, edhe Tuna do ta festojë në koncert 34-vjetorin">34-vjetorin e saj.

style="width:100%;height:0px;position:relative;padding-bottom:177.778%;">
Shtuar më 14/07/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori