"Një burrë për Albanën", moderatorja e njohur pranon lidhjen
Albana Osmani ishte e ftuar sot në rubrikën ‘N’Fermë” dhe rrëfeu shumë detaje që nuk i kemi ditur rreth jetës së saj private. Gjatë pyetjeve ngacmuese nga Ervin Kurti, moderatorja e njohur la të kuptohet se është në një lidhje dashurie dhe se është shumë e lumtur.

Gjithashtu ajo tha se ka mësuar nga gabimet e së shkaurës të dojë më shumë veten dhe se ka qarë për 3 vite me radhë për një histori të shkuar dashurie. Ndërkohë Albana shprehu edhe dëshirën për t’u bërë sa më parë me një fëmijë.

“Kur e di ti që nuk e kam gjetur. Unë ndihem shumë e lumtur. Unë kam bërë shumë gabime, kam bërë 1 miliard, unë kam mësuar të dua veten më shumë se më përpara. Kam qarë tre vite me radhë, ne duam të dukemi perfekt, faleminderit të gjithë atyre, të gjithë raporteve në jetë sepse më mësuan të shikoj jetën me një sy tjetër. Do të bëj një fëmijë sa më shpejt”, tha Albana.

Moderatorja tregoi me shaka se prej 10 vitesh dëshira më e madhe e familjes së saj çdo natë të ndërrimit të viteve është që ajo të gjejë një burrë.

“Ka nja 10 vite që sa herë ngrihet dollia e Vitit të ri në familjen time të gjithë thonë hajd një burrë për Albanën”, tha Albana.

Shtuar më 22/11/2020, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori