E RËNDË/ Ndërron jetë në ambientet e Ministrisë së Kulturës ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës (FOTO LAJM)

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Mediat kosovare bëjnë me dije se regjisorja e njohur, ishte rreth 51-vjeç.

Edhe pse në ambientet e ministrisë së Kulturës kishte mbërritur autoambulanca, ish-drejtoresha e TKK nuk mundi dot të shpëtonte.

Mësohet se 51-vjeçarja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ku edhe ishte operuar në gjermani./albeu.com/