Një person i vë flakën mjetit të Adelina Berishës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nje person ende i paidentifikuar i ka thyer xhamin e më pas i ka vënë flakën mjetit të këngëtares Adelina Berisha.

Gjatë kohës që ka ndodhur sulmi në fjalë, këngëtarja ndodhej në shtëpi së bashku me familjarët e saj.

Ngjarja është shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën "Isa Boletini", bëjnë me dije burime të IndeksOnline.

Po sipas të njëjtit burim, një person ka thyer xhamin e mjetit dhe ka hedhur benzinën. /albeu.com/

Shtuar më 23/11/2016, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori