“Ne duam të pushtojmë gjithçka”

Për të fituar çdo titull që pretendojnë këtë sezon, Allison Becker vendosi një objektiv për Liverpool-in, me portierin brazilian që jep sloganin për një vazhdimësi të ngjashme nga skuadra e tij.

“Mendoj se kemi fituar shumë sezonet e fundit. Ne fituam Champions League, Premier League, Kupën e Ligës, ne ende po luftojmë për Kupën e Anglisë dhe fituam Kupën e Botës për Klube. Pra, ne kemi arritur gjëra të mëdha, por nuk jemi plotësisht të kënaqur me këtë, kështu që përderisa luajmë, luajmë për të fituar tituj” , tha fillimisht ai. Për ndeshjen e nesërme me Benfikën:

“Benfica është një sfidë e madhe. Ata janë një ekip shumë i mirë, e kanë treguar që në ndeshjen e parë. Është një rezultat i vështirë. Ata shënuan një herë, patën mundësi. Goli i tretë ishte i mirë për ne dhe një avantazh i mirë, por ne i kemi këmbët në tokë dhe jemi vërtet të fokusuar për t’u kualifikuar. Në këtë nivel duhet të jemi të përgatitur për programin e ngarkuar dhe jemi. Ne kemi synimet tona, të luajmë të gjitha ndeshjet sa më mirë. Ne duam të pushtojmë gjithçka, ndaj jemi gati për këtë. Sigurisht që nuk është e lehtë, ndonjëherë ndihemi të lodhur, por duhet të keni parasysh që keni energji të mjaftueshme për të përballuar çdo sfidë”. /albeu.com/


Shtuar 12.04.2022 19:05