Irma Libohova mesazh prekës pas humbjes së bashkëshortit (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka bërë daljen e parë në publik pas humbjes së bashkëshortit të saj pak ditë më parë.

Me zërin që i dridhej, Irma i ka dedikuar atij një nga këngët e saj të cilën ai e kishte shumë qejf.

“Të dashur miq, besoj se e keni marrë vesh që unë para 5 ditësh kam humbur bashkëshortin. Kjo është dalja ime e parë pasi më ka ndodhur kjo, mirëpo jeta kshu është, jeta duhet të vazhdoj. Duke dashur të qëndroj larg vëmendjes së mediave, duke menduar që hidhërimin tim ta mbaj për vete, sepse ashtu ka thënë edhe bashkëshorti im, gëzimin ndaje me të tjerët hidhërimin mbaje për vete.

Do këndoj sot një këngë që ai e ka dashur shumë, është “Një jetë me ty”…”, ka përfunduar ajo.

Aktori Besnik Kaso, humbi jetën pak ditë më parë pas një sëmundje të rëndë./Albeu.com/

Një jetë me ty...🙇🙇

A post shared by Irma Libohova (@ilibohova) on

Shtuar më 22/03/2017, ora 16:53
Tage: ijwfhuiewg

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori